Vllaznia e pret Tiranën

Futboll

Vllaznia e pret Tiranën

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 23:17
Vllaznia e pret Tiranën

Vllaznia do të përballet me Tiranën në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të “Abissnet Superiore“-s.

Ajo që cilësohet si një nga ndeshjet më të rëndësishme për shkodranët këtë herë nuk do të luhet në “Loro Boriçi“.

Një lajm që me shumë siguri nuk do i pëlqejë aspak tifozëve të skuadrës kuqeblu, por nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndryshuar.

“Shkodra Sport“ raporton se fusha e “Loro Boriçit“ ka nevojë për riparim, prandaj sfida do të zhvendoset në kryeqytet. Data dhe ora nuk janë vendosur, ashtu sikurse stadiumi.

Ende nuk dihet nëse “klasikja“ e futbollit shqiptar do të luhet në “Air Albania“ apo në “Selman Stërmasi“.

Megjithatë skuadrat, së bashku me FSHF-në, kanë rëndë dakort bashkarisht për të zhvilluar këtë ndeshje në Tiranë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat