​Milani kërkon pikë të reja në udhëtim te Cremonese, formacionet e mundshme

Futboll

​Milani kërkon pikë të reja në udhëtim te Cremonese, formacionet e mundshme

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 10:50
Milan

Pasi ka mësuar se Tottenhami do të jetë rivali i tyre në fazën e eliminimi direkt të Ligës së Kampionëve, Milani do të kërkojë tre pikë të reja nga ballafaqimi me Cremonesen në Serie-A.

Trajneri Stefano Pioli do të jetë i hendikepuar për shkak të disa mungesave duke përfshirë edhe sulmuesin kryesor Olivier Giroud i cili u ndëshkua me karton të kuq në fitoren ndaj Torinos.

Nuk përjashtohet mundësia që kuqezinjtë të paraqiten me shumë ndryshime në formacion.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Cremonese (4-2-3-1): Carnesecchi; Aiwu, Hendry, Lochoshvili; Sernicola, Meite, Pickel, Quagliata; Buonaiuto; Tsadjout, Okereke

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalulu, Tomori, Kjaer, Ballo-Toure; Bennacer, Tonali; Messias, Rebic, Leao; Origi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat