Tirana do të përballet ndaj Vllaznisë në “Klasiken” e futbollit shqiptar, ditën e dielë, në orën 13:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë Superiore.
Klubi bardheblu me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”, u kanë bërë me dije tifozëve çmimet e biletave për këtë takim.
Biletat variojnë nga 300 lekë të rinj deri në 1000 lekë të rinj.
Një biletë në tribunën C, D, E, F dhe G do të kushtojnë 300 lekë të rinj.
Një biletë për tribunën H, ku do të qëndrojnë tifozeria shkodrane do të kushtojë 300 lekë të rinj.
Në tribunat A dhe B, një biletë do të kushtojë 1000 lekë të rinj.