Benzema prezanton Topin e Artë

Futboll

Benzema prezanton Topin e Artë

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:28
Benzema prezanton Topin e Artë

Benzema është rikthyer ditën e djeshme në Francë ku ka prezantuar Topin e Artë të fituar në fushën e Lyon.

Më pas, gazetari i “France Football”, Theo Troude dhe kryeredaktori Pascal Ferre, kanë vizituar burgun më të madh në Francë që ndodhet në Paris. Kjo vizitë erdhi për arsye se trofeu i Topit të Artë u prezantua gjithashtu para të burgosurve.

Sa i përket këtij preazantimi të trofeut më të rëndësishëm personal, gazetari i “France Football” zbuloi se do të krijohet një artikull në këtë medium.

“E paharrueshme, prezantimi i Topit të Artë në burgjet e Fleury-Merogis dhe Reau, krahas Pacal Ferre. Takimi me të dënuarit do të lexohet nesër në “France Football”, shkroi Troude.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat