Sherri ka siguri se Egnatia arrin Europën

Futboll

Sherri ka siguri se Egnatia arrin Europën

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 16:03
Sherri

Në ditën e sotme janë luajtur tre ndeshjet e para të javës së 12 të Superiores. E gjithë vëmendja ishte e përqendruar te takimit mes Vllaznisë dhe Tiranës. Kjo ndeshje u mbyll në barazimin pa gola. Rastet nuk munguan, por asnjë nga ekipet nuk konkretizoi. Në pjesën e parë ishin shkodranët më të rrezikshëm, ndërsa në të dytën ishte Tirana që i shkoi më afër golit.

Nga krahu tjetër ekipi i Duros vazhdon me rezultate fantastike. Këtë herë Egnatia mund Laçin 2-0, me kurbinasit që vinin nga një formë e mirë. Vendasit dominuan në krijimin e rasteve dhe duheshin 64 minuta që Agbekpornu të realizonte me kokë. Në minutën e fundit mendoi Fernando që të ngrinte të gjithë stadiumin në këmbë për 2-0.

Emocione kishte edhe takimi mes Kastriotit dhe Kukësit. Ekipi i Celës kaloi në avantazh vetëm dy minuta pas nisjes së pjesës së dytë me Santiago Selmanin. Kur pritej që ndeshja të mbyllej 1-0, mendoi Stojanovic i Kastriotit me autogolin e tij për t’i dhënë sfidës rezultatin përfundimtar, 1-1. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Sherri: “Nuk kisha asgjë personale me Laçin nga periudha e mëparshme. Kalova vërtet moment të vështirë atje, nuk më kanë besuar.

Megjithatë koha i shëron plagët. Tani te Egnatia kemi bërë gjithmonë ndeshje perfekte me Duron. Mendoj se jemi një ndër ekipet më të mira në Shqipëri.

Nga ajo që unë kam parë deri tani, vetëm Tirana është më lart se ne në fushën e blertë, me ato që kemi krijuar.

Madje edhe me Tiranën mund të merrnim diçka, por duhet ta themi se janë pak më mirë se ne. Sa i përket pjesës tjetër, them se Egnatia është një ndër 4 ekipet më të mira të Shqipërisë, për të mos thënë më tepër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat