Rilind Salihi krenar për fitoren e Kosovës: Golin ia dedikoj fansave të ekipit tonë 

Futboll

Rilind Salihi krenar për fitoren e Kosovës: Golin ia dedikoj fansave të ekipit tonë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 13 nëntor 2022 Në ora: 20:51
Rilind Salihi

Kosova e Dusseldorfit po shkëlqen me lojëra në Bezirksliga.

Futbollistët kuqezi sot dëshmuan cilësi duke e shkatërruar me rezultat 4:1 ekipin TuS Gerresheim, në kuadër të javës së 14-të.

Kosova ka importuar tre pikë dhe përforcon pozitën e dytë me 27 pikë, ka një takim të paregjistruar dhe tetë pikë me pak se lideri VFl Juchen – Garzweiler.

Futbollisti Rilind Salihi, e nisi serinë e golave, duke barazuar rezultatin 1:1 në minutën e 14-të, ndërsa golat të tjerë i realizuan Shiqeri Alili (15’) Aljusan Jasharov (25’) dhe Naser Ilazi (85’).

Salihi ndihet i lumtur për fitoren e radhës së Kosovës dhe që i kënaqën edhe dashamirët e shumtë që ishin në përkrahje të skuadrës. Sot ishte një festë futbolli për dashamirët e këtij klubi.

“Dallimin e kemi bëre me vetëbesimin që e treguam kundër ekipit kundërshtar. 

Kemi pasur një plan për lojën dhe prej minutës së parë deri në minutën e fundit e kemi plotësuar planin. 

Dhe në fund natyrisht ka pasur dallim në kualitetin e lojtarëve”, thotë Salihi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Kujt ia dedikon golin? “Golin ia dedikoj fansave të ekipit tonë që kurrë nuk u ndalen me brohoritjet dhe kurajon që na dhanë”, përgjigjet Salihi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat