Nuk kanë fund telashet për Deschamps, humb Botërorin edhe mbrojtësi
Pas Pogbasë dhe Ngolo Kantesë, përfaqësuesja e Francës humbet një tjetër element kryesor të formacionit: Presnel Kimpembe. Mbrojtësi i Paris Saint-Germain detyrohet të heqë dorë nga Kupa e Botës.
Siç njoftoi Federata Franceze e Futbollit, vendimi është marrë mëngjesin e sotëm.
Pas konsultimit me stafin mjekësor dhe trajnerin Deschamps. Në vend të tij do të grumbullohet Axel Disasi i Monacos.