Ancelotti zbulon për cilën kombëtare do të bëj tifo në “Katar 2022”

Futboll

Ancelotti zbulon për cilën kombëtare do të bëj tifo në “Katar 2022”

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 16:24
Ancelotti

Kupa e Botës fillon në Katar pas pesë ditësh. Ka një pauzë në futbollin e klubeve dhe trajneri i kampionëve të Evropës dhe Spanjës, Karlo Ançeloti, ka zbuluar se për kë do të bëj tifo në Katar 2022.

Carlo Ancelotti, italiani në pankinën e Realit, do të duhet të bëjë tifo për një tjetër kombëtare në Katar dhe veçoi të gjithë lojtarët e tij.

“Do të mbështes Kroacinë, Brazilin, Spanjën, Gjermaninë, Francën, Uruguain, Belgjikën… I mbështes të gjithë lojtarët e mi dhe u uroj fat në Botëror”, ka thënë trajneri i Real Madridit.

Kujtojmë se Real Madridi ka shumë lojtarë në Kupën e Botës në Katar.

Tibo Kurtua nga Real Madridi do të qëndrojë në portë për kombëtaren belge, ndërsa për këtë kombëtare do të luajë edhe Eden Hazard.

Në kombëtaren e Spanjës, janë ftuar Dani Karvahall dhe Marko Asensio, ndërsa te Franca janë Eduardo Kamavinga, Aurelien Çuameni dhe Karim Benzema.

Në mesin e brazilianëve të Real Madridit janë Eder Militao, Rodrigo dhe Vinisius Xhunior.

Në listën e kombëtares gjermane është edhe Antonio Riediger, ndërsa në Botëror do të jenë edhe uruguaiani Federiko Valverde dhe kroati Luka Modriç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat