Futbollisti armen për Kosovën: E kemi studiuar

Futboll

Futbollisti armen për Kosovën: E kemi studiuar

Nga: K. Goca Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 20:25
Artak Grigoryan

Mesfushori i kombëtares armene, Artak Grigoryan, ka folur për ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Armenisë që do të zhvillohet nesër në orën 18.00.

“Është mirë që futbollistët e rinj u përfshinë në listën e këtyre ndeshjeve miqësore.

Ne jemi gjithmonë pranë tyre me përvojën dhe këshillat tona, do t'i ndihmojmë.

Është një mundësi e mirë që ata të forcohen në skuadër.

E kemi studiuar kundërshtarin, është një ekip i mirë.

Pritet një ndeshje e vështirë, por lojëra të tilla janë kryesisht që trajnerët të nxjerrin konkluzione dhe të përgatiten për ndeshjet e radhës”, tha futbollisti i kombëtares armene gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat