Berezovsky kërkon kujdes: Kosova ka lojtarë të mirë

Futboll

Berezovsky kërkon kujdes: Kosova ka lojtarë të mirë

Nga: K. Goca Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 20:55
Berezovsky kërkon kujdes: Kosova ka lojtarë të mirë

Ushtruesi i detyrës së trajnerit të kombëtares armene, Roman Berezovsky, gjatë konferencës për media, ka folur për ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Armenisë që do të zhvillohet nesër në orën 18.00 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Armenia e ka më së të qartë për cilësitë që ka kombëtarja e Kosovës dhe sipas tyre, do të luajnë me kujdes të madh. 

“Ne kemi studiuar lojën e kundërshtarit. Kombëtarja e Kosovës ka lojtarë të mirë, ka shumë futbollistë të rinj.
Kemi edhe shumë futbollistë të rinj.

Shpresojmë që futbollistët tanë me eksperiencë të ndihmojnë të rinjtë të fitojnë besim si në fushë ashtu edhe në kombëtare në përgjithësi.

Kombëtarja nuk ka ndeshje miqësore, fanella jonë ka stemën e Armenisë, duhet të jemi krenarë për të, të përpiqemi të arrijmë një rezultat të mirë.

Ne duhet të fitojmë përvojë falë kësaj ndeshje”, tha Roman Berezovsky, ushtruesi i detyrës së trajnerit të kombëtares armene.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat