Sadiku: Shumë i kënaqur që më ka thirrur Kosova

Futboll

Sadiku: Shumë i kënaqur që më ka thirrur Kosova

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 22:26
Sadiku

Agon Sadiku, sulmues i Honkas në Finlandë, luajti ndeshjen e tij të dytë me fanellën e Kosovës, një përvojë emocionuese për të, por sigurisht që është ende pak për të treguar cilësitë më të mira.

“Shumë i kënaqur që më ka thirrur Kosova.

Nuk mund të them e pabesueshme, por jam ndier shumë mirë që kam mundur të luaj për Kosovën.

Konkurrenca te Kosova kuptohet është më e fortë se te klubi ku luaj, por jo e pamundur për mua që të mund të luaj. Kam pak kohë te Kosova dhe sigurisht që do të kem mundësi të bëj më mirë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat