De Biasi: Më vjen mirë për fitoren, ky është një rezultat historik për ne

Futboll

De Biasi: Më vjen mirë për fitoren, ky është një rezultat historik për ne

Nga: K. G. Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 18:11
De Biasi

Selektori i Azerbajxhanit, Gianni de Biasi, ka komentuar ndeshjen ndaj Maqedonisë së veriut dhe fitoren me 1:3 sot në Shkup.

De Biasi tha se skuadra e tij nuk e hapi ndeshjen ashtu siç donte ai, por pas golit të parë skuadra e tij luajti shumë mirë.

“Fatkeqësisht, fillimin nuk e hapëm siç kam dashur. Djemtë më thanë se nuk kishte kontakt me penallti. Pas golit që pësuam, mendoj se e stabilizuam lojën dhe në fund fituam me meritë.

Jemi në proces të zhvillimit të lojës, më vjen shumë mirë që është fitorja e pestë radhazi. Ky është një rezultat historik, sepse ne mundëm Maqedoninë për herë të parë, një përzgjedhje e fortë. Dhe do të doja që ne të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha De Biasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat