​Anglia e nis Botërorin me sfidën ndaj Iranit, formacionet e mundshme

Futboll

​Anglia e nis Botërorin me sfidën ndaj Iranit, formacionet e mundshme

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 07:55
Ilustrim

Anglia do të përballet me Iranin në ndeshjen hapëse të Grupit B në Kampionatin Botëror, me Anglinë të cilësuar si favorit ndaj kombëtares aziatike.

Megjithatë, nuk është gjithçka e thjeshtë për Anglinë, e cila përballet me dëmtime dhe disa nga lojtarët kryesorë janë jashtë fushe për këtë sfidë.

James Maddison dhe Kylie Walker nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Gareth Southgate për këtë ballafaqim të rëndësishëm.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Khalifa International Stadium” në Doha me fillim nga ora 14:00.

Këto janë formacionet e mundshme:

Anglia: Pickford; Trippier, Stones, Maguire, Shaë; Rice, Bellingham; Sterling, Mount, Foden; Kane

Irani: Beiranvand; Moharrami, Pouraliganji, Hosseini, Mohammedi; Nourollahi, Ezatolahi, Hajsafi; Jahanbakhsh, Taremi, Amiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat