Toni Kros: Lojtarët janë “kukulla” të FIFA-s dhe UEFA-s

Futboll

Toni Kros: Lojtarët janë “kukulla” të FIFA-s dhe UEFA-s

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 11:36
Toni Kros: Lojtarët janë “kukulla” të FIFA-s dhe UEFA-s

FIFA ka ndaluar kapitenët e Anglisë, Uellsit, Belgjikës, Danimarkës, Gjermanisë dhe Holandës të mbajnë shiritin antidiskriminues ‘OneLove’ në ndeshjet e tyre hapëse të Kupës së Botës.

Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe mesfushori gjerman Toni Kros.

Përmes një postimi në Twitter, gjermani kujtoi disa nga deklaratat e tij në të cilat siguroi se lojtarët nuk ishin gjë tjetër veçse “kukulla të FIFA-s dhe UEFA-s” dhe se askush nuk “u pyet” për çështjet që preknin futbollin.

“Dhe jo vetëm lojtarët”, shtoi ai së bashku me hashtagun #OneLove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat