Lideri i Belgjikës: Po na kontrollojnë, nuk flas dot, kam frikë!

Futboll

Lideri i Belgjikës: Po na kontrollojnë, nuk flas dot, kam frikë!

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 19:18
Lideri i Belgjikës

“Kam frikë nëse them diçka për këtë nëse do të jem apo jo në gjendje të luaj në fushë nesër, kjo është një situatë që nuk e kam përjetuar kurrë në futboll. Nuk eshte e mire keshtu. Nuk me pelqen te merem me politike, por kam frike te them qofte edhe dicka. Nuk e di sinqerisht, neser kam nje ndeshje dhe dua ta luaj, e kote te them dicka per ate qe po ndodh ketu. Nderkohe lexojme parrulla kunder racizmit dhe diskriminimit…”

Jan Vertonghen thotë se ata po “kontrollohen” dhe ai ka frikë të flasë për çështje të rëndësishme ne Katar 2022… Kjo erdhi pasi FIFA tha jo. Belgjika nuk do të jetë në gjendje të përdorë fanellën e saj te dyte.

Fanela e bardhë, e cila përfshin ngjyrat e ylberit, ishte zhvilluar në bashkëpunim me Adidas, është frymëzuar nga fishekzjarrët e festivalit të famshëm elektronik Tomorrowland, i organizuar çdo verë pranë Antwerp-it dhe përfaqësonte “diversitetin, barazinë dhe përfshirjen”.

Por, si të mos mjaftonte kjo, brenda jakës është fjala Dashuri. Më pas FIFA i kërkoi federatës së Brukselit që të mbulonte shkrimin me shirit ngjitës. Federata Ndërkombëtare do të kishte refuzuar gjithashtu bluzën shumëngjyrëshe per nxehje të Djajve të Kuq, ashtu si shiriti “OneLove” që kapiteni Eden Hazard donte të vishte gjatë këtij Botërori.

“Ne ishim të gatshëm të paguanim gjoba të larta dhe e treguam këtë në diskutimet tona me FIFA-n, por nuk pati asnjë diskutim. Kjo e bën të pamundur vazhdimin e veprimit tonë”, shpreh keqardhje drejtori i përgjithshëm i federatës belge, Peter Bossaert.

“Ishte një thirrje për një gjithëpërfshirje më të madhe dhe një sinjal për diversitet. Disa muaj më parë ne tashmë u përpoqëm të kontaktonim FIFA-n, por asnjë përgjigje konkrete nuk ka ardhur”, raporton gazeta belge flamande Het Nieuwsblad, “në ditët e fundit ne kemi shtyrë edhe më shumë sepse koha po mbaronte. Ne bëmë gjithçka për të arritur një marrëveshje, derisa FIFA filloi të fliste për kartonët e verdhë. Ne donim të qetësojmë situatën, nuk funksionoi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat