Enrique: Gjermania është mundur në takimin e parë dhe kjo e shton shkallën e vështirësisë

Futboll

Enrique: Gjermania është mundur në takimin e parë dhe kjo e shton shkallën e vështirësisë

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 11:53
Enrique

Spanja ka arritur fitoren më të thellë të saj në historinë e Botërorëve, duke shkërmoqur Kosta Rikën 7:0. Deri më tani rekordin e mbante Spanja e Luis Enrique, kur ky vetë luante në fushë në vitin 1998-të kundër Bullgarisë 6:1.

"Do të jetë një ndeshje e madhe natyrisht. Gjermania është mundur në takimin e parë dhe kjo e shton shkallën e vështirësisë.

Nuk mund ta them se kush do të jetë në fushë. Unë besoj se nuk është thjesht një çështje 11-she titullarë. Me sa kujtoj nuk e kam përsëritur gjithnjë të njëjtin formacion dhe me shumë mundësi nuk do ta përsëris formacionin dhe ndaj Gjermanisë.

Ne jemi në Botëror për të luajtur shtatë ndeshje (trajneri i Spanjës mendon finalen), ndaj të gjithë duhet të jenë të gatshëm”, tha Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat