Humbja e Gjermanisë përjetohet me dhimbje, Gurabardhi: Do rrija një javë me të zeza

Futboll

Humbja e Gjermanisë përjetohet me dhimbje, Gurabardhi: Do rrija një javë me të zeza

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 15:17
fGurabardhi: Do rrija një javë me të zeza

Humbja e Gjermanisë ndaj Japonisë nuk është pritur mirë nga tifozët e “pancerave“ në Shqipëri.

Donatori i Erzenit, Hasan Gurabardhi, është shprehur në emisionin “Botërori Katar 2022” në “Ora TV’ se do të preferonte të rrinte një javë pa dalë nga shtëpia pas kësaj disfate.

“Nuk të fal njeri. E kam fikur sot telefonin që në 13:30.

Çfarë të bëj tani që jam në një punë që s’mund të mungoj, se do rrija 7 ditë me të zeza. 7 ditë do të rrija pa dalë nga shtëpia. Por jam në punë edhe nuk kam ç’të bëj.

Është e dhimbshme. Gjermania me këto nivele…

Është e vazhdueshme, ka 8 vjet“, ka thënë Hasan Gurabardhi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat