Mediat angleze i kushtojnë vëmendje festimit të shqiptarëve

Futboll

Mediat angleze i kushtojnë vëmendje festimit të shqiptarëve

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 19:47
Shaqiri e Xhaka

“The Sun” i ka kushtuar një shkrim festimit unik të shqiponjë dykrenare të Shqipërisë. Festa me shqiponjë nga ana e shqiptarëve ka shkaktuar zemërim më herët kur është kryer nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Si Xhaka ashtu edhe Shaqiri festuan golat e tyre për Zvicrën në fitoren 2-1 ndaj Serbisë duke e bërë simbolin nacionalist të trashëgimisë së tyre etnike shqiptare.

Shaqiri atë ditë kishte veshur takat e tij të futbollit me flamurin e Zvicrës dhe të Kosovës, ku është përbuzur nga tifozët serb. Mbrojtësi gjermano-shqiptar, Shkodran Mustafi, përsëriti festimin me duar gjatë fitores së Arsenalit në Kardiff.

FIFA është nën presionin e Serbisë për të ndëshkuar golashënuesit që bëjnë këtë festim,, me ata që kërkojnë një ndëshkim për ndy ndeshje, i cili parashikohet edhe nga rregullorja e FIFA-s.

Duke folur për gazetarët pas asaj ndeshjeje të madhe, Shaqiri theksoi është një emocion.

“Ju mund të shihni se çfarë bëra dhe mendoj se është thjesht emocion. Jam shumë i lumtur që shënova atë gol. Nuk ishte asgjë më shumë se kaq. Unë mendoj se ne nuk duhet të flasim për këtë tani”.

Në anën tjetër Granit Xhaka theksoi se nuk është interesuar se çka mendojnë të tjerët.

“Sinqerisht, kundërshtarët e mi nuk më interesuan fare se çfarë menduan për festimin e shqiponjës. Ishte për njerëzit e mi, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë.

Për ata që nuk më lanë pas dore, në vendlindjen time, ku janë rrënjët e prindërve të mi.

Këto ishin thjesht emocione të pastra,” tha mes tjerash Xhaka.

Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën me një shumë prej 7.630 paund secili për festën e shqiponjës së Shqipërisë, e cila u quajt si një sjellje josportive nga FIFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat