Serbët morën goditje të rëndë në lojë, i kapen Kosovës...

Futboll

Serbët morën goditje të rëndë në lojë, i kapen Kosovës...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 nëntor 2022 Në ora: 18:46
Tifozët e Brazilit

Është interesant me serbët, gjithmonë jetojnë me përralla dhe me gënjeshtra, madje edhe kur humbin gjejnë ndonjë arsye për të mashtruar veten.

Vetëm serbët janë të lindur që humbjet dijnë edhe t’i festojnë, si gjithmonë!

“Kurir”, një pamflet i sojit të tij, ka paraqitur një shkrim në faqen e saj, duke llomotitur ndaj Kosovës madje e quajnë shtet fals Kosovën. 

Image

Këtë e paraqet pamfleti serb

“Shteti i Kosovës ka publikuar një mesazh në mbështetje të futbollistëve të Brazilit para ndeshjes kundër Serbisë në një llogari në Twitter kushtuar futbollistëve.

Megjithatë, ajo që pasoi ishte një shuplakë që ata nuk e prisnin.

Përkatësisht, para fillimit të ndeshjes Brazil - Serbi, interneti u përhap me shpejtësi të rrufeshme.

Ata i uruan Brazilit të gjitha të mirat për duelin me Serbinë.

 Brazil, fat të mirë sonte - lexohet mesazhi në fanellën e Carioca-s.

Përgjigja që morën nga një brazilian i zgjidhi: - Faleminderit Serbi” - tha braziliani”, shkarravit ky medium serb!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat