Struga Trim Lum fiton në Kratovë, përforcon kreun 

Futboll

Struga Trim Lum fiton në Kratovë, përforcon kreun 

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 17:17
Struga Trim Lum

Struga Trim & Lum ka treguar fytyrën e liderit në Kratovë, duke shënuar fitore me rezultat 2:1, në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Skuadra shqiptare ka dëshmuar lojë të mirë, e cila u shpërblye me tre pikë.   

“Vjen edhe fitorja e radhës, këtë herë ndaj Sileksit në Kratovë .

FC Struga Trim & Lum regjistron edhe fitoren e 10-të sezonale, teksa sot në ndeshjen e parë të xhiros së 16-të mundëm Sileksin në Kratovë me shifrat 2:1. Ishte kjo fitorja e dytë sezonale dhe e 5-ta gjithsej në 8 përballjet e deritanishme ndaj kësaj skuadre në kuadër të Ligës së Parë. 

Skuadra jonë në këtë ndeshje u fut me shumë vetëbesim, duke marrë iniciativën që nga fillimi i ndeshjes. Kjo qasje e lojtarëve tanë dha rezultatin e duhur që në minutën e 10-të kur përfituam një penalti, të cilën në gol më pas e shndërroi golashënuesi më i mirë i kampionatit, Besart Ibraimi.

Edhe pas këtij goli të shënuar, ekipi nuk ndryshoi qasje dhe vazhdimisht kishte kontrollin e topit, duke sunduar mesfushën, aty ku fituam të gjitha betejat, derisa në minutën e 25-të, Hristijan Maleski shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve. 

Sileksi tentoi të ngushtojë epërsinë në minutën e 32-të, mirëpo falë një super intervenimi të Mirseloskit, në pushim shkuam me dy gola epërsi. 

Pikërisht këto dy gola bënë dallimin e këtij takimi, pasi Sileksi gjithçka që mundi të bëjë në këtë takim, ishte goli i shënuar në minutën e 83-të nga Marjan Ristovski.
Struga Trim Lum edhe në këto 45 minuta në disa raste rrezikoi portën vendase, mirëpo Ibraimi nuk arriti që ti gëzohet golit të 10-të sezonal, të cilin do e kërkojë në dy ndeshjet e rradhës kundër Akademia Pandev, gjegjësisht Skopjes.

Me këtë fitore, Struga Trim Lum tashmë arrin në kuotën e 33 pikëve, duke u shkëputur përkohësisht në 8 pikë ndaj FC Shkupit të vendit të dytë, që nesër do të përballet me Pobedën në Prilep”, shkruan në faqen e FC Struga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat