Scaloni: Njerëzit nuk e kuptojnë se nesër lind dielli sërish

Futboll

Scaloni: Njerëzit nuk e kuptojnë se nesër lind dielli sërish

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 12:57
Scaloni

Argjentina siguroi sukesin e parë në kupën e botës përball Meksikës me rezultatin 2-0. Skuadra e Lionel Scalonit dominoi gjatë gjithë sfidës dhe ja doli mban të merrte një triumf me tepër vlera duke rritur shanset për kualifikimin në raundin tjetër.

Në pronocimin për mediat pas përfundimit të sfidës, trajneri Lionel Scaloni fillimisht u drejtoi një mesazh tifozëve të tij, për të shijuar kupën e botës dhe Lionel Messin. Ndërsa për triumfin e parë në botëror ai deklaroi se është krenar për lojtarët e tij.

“Është një lojë futbolli. Ndjenja që po luajmë më shumë se një ndeshje futbolli nuk është e bukur dhe kjo mua nuk më pëlqen. Ne do të përpiqemi ti bëjmë tifozët tanë të ndihen sikur është thjesht një lojë futbolli. Pavarësisht se është e vështirë ti bësh njerëzit të kuptojnë se nesër dielli do të lind sërish nëse fiton apo humbet.

Gjëja e rëndësishme është të shijojmë këtë Botëror. Messi duhet ta shijojë këtë Botëror. Tifozët e Argjentinës duhet të kënaqen duke e pare atë duke luajtur. Ne duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë. Ja dolëm mbanë të bënim një ndeshje të mirë. Lojtarët dhanë  gjithcka në fushë. Ata u përballën me një ndeshje vërtet të vështirë kundër një kundërshtari të mrekullueshëm dhe me përgjegjësi mbi supe. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët e mi dhe i emocionuar për atë që kemi bërë.”-tha ai.

Argjentina ende nuk është kualifikuar por në rast fitoreje kundër Polonisë mund të dalë e parë në Grupi C dhe mund të shmangë Francën në raundin e 1/16.  Lionel Scaloni pranon se objektivi është fitorja në ndeshjen përball Polonisë por është i vetëdijshëm që do të jetë shumë e vështirë.

“Do të jetë e vështirë. Të gjitha skuadrat luajnë me stil të ndryshëm loje, dhe çdo ekip ndryshon kundçr nesh, jo vetëm sepse luan Messi, por sepse kanë përballë Argjentinën. Kjo e rrit vështirësinë e ndeshjes. Ne duam ta fitojmë sfidën e fundit në grup përball Polonisë, këtë duam të gjithë.”-shtoi trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat