Ismet Munishi ia mbyllë gojën të gjithëve, Prishtina fiton në Mitrovicë

Futboll

Ismet Munishi ia mbyllë gojën të gjithëve, Prishtina fiton në Mitrovicë

Nga: K. G. Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 14:53
Pamje nga ndeshje

Prishtina ka importuar tre pikë të mëdha nga stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Skuadra me renome ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Trepçës ’89, në ndeshjen e javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në minutën e 39-të, Kreshnik Uka ka shënuar nga penalltia për epërsinë e Prishtinës.

Në pjesën e dytë, Prishtina thellon fitoren me dy gola të tjerë nga Muhamedin Useini (50') dhe Ramiz Bytyqi (70'').

Ismet Munishi ia mbyllë gojën të gjithëve.

Një fitore që iu jep forcë skuadrës së tij në vazhdim të kampionatit, kur kihet parasysh se si e kanë nisur edicionin e ri me një mijë e një probleme.

Prishtina renditet në vend të tretë me 26 pikë por ka një takim me pak dhe Trepça ’89 (një ndeshje me pak) është në pozitën e parafundit (i nënti) me 18 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat