Romano e konfirmon: Ronaldo ka ofertë nga Al-Nassr, 200 milionë në sezon

Futboll

Romano e konfirmon: Ronaldo ka ofertë nga Al-Nassr, 200 milionë në sezon

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 13:23
Cristiano Ronaldo

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano e ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo ka në tavolinë një ofertë nga skuadra e Al-Nassr.

Bëhet e ditur se propozimi zyrtar i Al-Nassr është 200 milionë euro për sezon në një marrëveshje deri në qershor të vitit 2025, raporton KosovaPress.

Po ashtu, kjo ofertë është rekord në histori të futbollit, ku Al-Nassr kishte filluar bisedimet me Ronaldon gjatë kësaj vere, por që superylli portugez kishte vendosur që të qëndroj në Evropë.

Por ka një pikë kyçe pasi që një pjesë e madhe e këtij propozimi është në formën e marrëveshjeve të sponsorizimit dhe jo vetëm një pagë normale.

Avokatët e Ronaldos do të shikojnë nëse mund të arrijnë marrëveshje për të drejtat e imazhit, pasi që një pjesë e konsiderueshme e ofertës përfshin marrëveshje komerciale.

Po ashtu, Ronaldo ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij pasi që është 100% i fokusuar në Kupën e Botës. Ende nuk ka asnjë marrëveshje të arritur, të nënshkruar ose të pranuar nga Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat