Skandali të Serbia, po e çudit botën para ndeshjes me Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës

Futboll

Skandali të Serbia, po e çudit botën para ndeshjes me Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës

Nga: K. Goca Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 20:36
Skandali të Serbia, po e çudit botën para ndeshjes me Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës  

Skandal seksual dhe sherr? Dy ditë para ndeshjes së Kupës së Botës kundër Zvicrës, Serbia po përballet për një skandal seksual të dyfishtë, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “20min”.

Dy lojtarë serbë mësohet se kanë pasur lidhje me gratë e bashkëlojtarëve të tyre.

Të përfshirë janë edhe dy yjet e sulmuesit Dushan Vllahoviq dhe Luka Joviq.

Sulmuesit Dushan Vllahoviq thuhet se ka një lidhje me gruan e portierit zëvendësues Predrag Rajkoviq. Por kjo nuk është e gjitha: mesfushori Nemanja Gudelj gjithashtu thuhet se është argëtuar me të fejuarën e sulmuesit Luka Joviq.

Mesa duket ka pasur edhe përplasje mes lojtarëve të përfshirë në stërvitje javën e kaluar. Kjo është edhe arsyeja që Vllahoviq u ul në stol për 90 minuta në fitoren 3:3 ndaj Kamerunit.

Në një konferencë shtypi të mërkurën, Vllahoviq tha se nuk ka të vërtetë në këto thashethemet. Rajkoviq dhe ai kanë një marrëdhënie të përsosur, transmeton mes të tjera “20min”. 

Gazetari serb Ivan Cvetkoviq, i cili punon në portalin sportiv “Sportske”, për këtë thashethemet shpërthyese, ka thënë për “20 min”: “Nuk e di sa është në të vërtetë. E gjithë kjo ndodhi disa javë më parë.

Por gruaja e Rajkoviqit ishte shtatzënë. As në stërvitje nuk kishte asnjë shenjë të një marrëdhënie të tensionuar mes të dyve.

Media të tjera serbe, megjithatë, e klasifikojnë situatën si shumë më shpërthyese.

Raportohet se incidenti ka ndodhur rreth një vit më parë dhe është e qartë se diçka kishte ndodhur rreth Vllahoviqit, përndryshe ai do të kishte luajtur kundër Kamerunit.

Ka shumë tension në kampin e Serbisë, raportojnë gazetarët serbë. Situata në rastin e Gudelj dhe Joviq duket më pak delikate. Në një storie në Instagram të publikuar nga Joviq, të dy kanë pozuar me buzëqeshje në pozicionin e boksierit. “Gati për raundin tjetër”, ka shkruar sulmuesi i Fiorentinës për këtë, ndoshta duke iu referuar thashethemeve për një sherr.

Të premten në mbrëmje, do të takohen Zvicra dhe Serbia, në kuadër të Grupit G të Kampionatit Botëror. Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, gati për sfidën e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat