Lewandowski: Ishin superiorë, na dominuan nga fillimi deri në fund!

Futboll

Lewandowski: Ishin superiorë, na dominuan nga fillimi deri në fund!

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 11:18
Lewandowski:

Robert Lewandowski nuk arriti të udhëhiqte dot Poloninë dhe ishte thuajse inekzistent në fushën e lojës, ashtu si gjithë skuadra e tij edhe pse në fund iu gëzua kualifikimit për në fazën tjetër ku do të gjejë Francën.

I vetëdijshëm për ndeshjen e bërë nga ai dhe të tijtë, sulmuesi i Barcelonës pranoi superioritetin e rivalëve në përfundim.

“Nuk kemi bërë një ndeshje të mirë. Argjentina na ka dominuar nga fillimi deri në fund dhe e merituan të ishin ata që kalonin si të parët e grupit në fazën tjetër.

Ne duhet ta arkivojmë menjëherë këtë ndeshje dhe të mendojmë për sfidën e ardhshme, që e dimë që nuk do të jetë e lehtë”, u shpreh kapiteni polak.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat