Klinsmann: Është turp të shohësh një sulmues të madh si Lewandowski të lënë vetëm

Futboll

Klinsmann: Është turp të shohësh një sulmues të madh si Lewandowski të lënë vetëm

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 11:30
Klinsmann

Jurgen Klinsmann, ish-trajneri i Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka komentuar për “BBC” kualifikimin e Polonisë, e cila falë golavarazhit më të mirë e ka kaluar Meksikën.

Si ish-qendërsulmues, ai nuk mund të mos vëzhgonte sesi në skuadrën polake keqpërdoren cilësitë e Lewandowskit.

“Më vinte shumë keq për Robert Lewandowski në sulm, sepse ai ishte i vetëm.

Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë, por Polonia nuk është e mjaftueshme për të.

Ai krijoi vetëm një rast në të gjithë ndeshjen. Ata thjesht prisnin të shihnin se çfarë po ndodhte në ndeshjen tjetër dhe ky ishte vendimi i trajnerit.

Polonia nuk rrezikoi asgjë sot, ata thjesht luajtën sikur po llogaritnin sa gola mund të kishin pësuar në bazë të ndeshjes Meksikë-Arabia Saudite”-tha legjenda gjermane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat