Messi reagon pasi theu rekordin e legjendës së Argjentinës

Futboll

Messi reagon pasi theu rekordin e legjendës së Argjentinës

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:41
Messi

Lionel Messi mendon që Diego Maradona “do të ishte super i lumtur” nëse do të kishte parë atë duke ia thyer edhe një rekord në Botëror që ai e ka mbajtur

Pavarësisht që Messi humbi penalltinë, Alexis Mac Allister dhe Julian Alvarez shënuan në fitoren 2-0 kundër Polonisë të mërkurën, fitore që e dërgon Argjentinën në fazën tjetër të Botërorit si liderë të Grupit C.

Kur Messi doli në fushë ai arriti një tjetër rekord pasi që u bë lojtari që ka luajtur 22 ndeshje për Argjentinën në kampionate Botërore, duke kaluar kështu Maradonën. Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Maradonan dhe ai beson që argjentinasi i ndjerë do të ishte “shumë i lumtur” me arritjen e tij të fundit.

“E kam mësuar së voni, nuk e kam ditur. Është kënaqësi vazhdimi dhe arritja e rekordeve të tilla”, tha Messi pas fitores kundër Polonisë për rekordin. “Mendoj që Diego do të ishte super i lumtur për mua për shkak se ai ka treguar gjithmonë shumë dashamirësi ndaj meje, ai ishte gjithmonë i lumtur, sidomos kur gjërat shkonin mirë për mua”.

Messi humbi një mundësi për ta rritur numrin e golave në këtë Botëror, duke i shënuar nëntë nga tërë paraqitjet e tij, kur ai humbi penalltinë, por ai ende do të jetë në kërkim të Këpucës së Artë të Botërorit për vitin 2022, pasi që ka shënuar dy deri me tani, një kundër Arabisë dhe një tjetër kundër Meksikës.

Kapiteni i Argjentinës do të kthehet në aksion të shtunën përsëri kur Albiceleste do të luajë kundër Australisë në 1/8-ën e finales në stadiumin Ahmad bin Ali në Doha të Katarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat