Maroku shkruan historinë në Botëror, reagon edhe Princi i Dubait!

Futboll

Maroku shkruan historinë në Botëror, reagon edhe Princi i Dubait!

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 20:47
Maroku

Këtë pasdite Maroku bëri histori. Jo vetëm për t’u kualifikuar në raundin e 16-të dhe për të fituar grupin e tyre përpara Kroacisë dhe Belgjikës, si dhe Kanadasë qe u eliminua, por sepse ata janë skuadra e parë që fiton grupin e tyre kualifikues dy herë (1986 dhe 2022) në një Kupe te Botes.

Sheikh Hamdan gjithashtu uroi popullin maroken pasi skuadra u brohorit nga një turmë e zhurmshme tifozësh. Princi i Kurorës së Dubait shkroi: “Ju i bëtë të lumtur të gjithë arabët, nga oqeani në Gji”.

Për më tepër, kishte që nga viti 1998 që një ekip afrikan nuk përfundonte në krye të grupit të tyre, atëherë ishte Nigeria. Dominanca e marokenëve u duk që në fillimin e lojës, ku pas një gafe të portierit Borjan, në minutën e 4’ të lojës, mesfushori i Chelsea, Hakim Ziyech prej një distance relativisht të largët, godet dhe shënon.

Edhe pse në epërsi, marokenët nuk ndaluan dhe në minutën e 23, një pasim i Achraf Hakimit gjeti sulmuesin En-Nesyri, i cili një me një me portierin kanadez nuk zhgënjen dhe dyfishon rezultatin.

Goli i nderit për Kanadanë do të vinte po në pjesën e parë, ku pas një aksioni të shpejtë, në krahun e majtë, Buchanan kroson dhe mbrojtësi i Marokut, Nayef Aguerd e dërgon topin në rrjetën e portës së tij.

Pjesa e dytë ishte e thatë me ekipet që zhvilluan 2-3 aksione, por pa arritur në finalizim, duke lënë kështu rezultatin të pandryshuar.

Me marrjen e kreut të grupit E, Maroku pritet të “peshkojë” në fazën tjetër, Spanjën ose Gjermaninë. Belgjika është ndoshta zhgënjimi më i madh i këtij Botërori, pasi tashmë është eliminuar në grup me Marokun, Kroacinë dhe Kanadanë. Djajte e Kuq nuk mungonin në kualifikimin për në fazën e 16-të prej 22 vitesh, që nga edicioni i Francës 1998 në të cilin ata dolën nga grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat