Muriqi po kalon një sezon të shkëlqyer në Spanjë

Futboll

Muriqi po kalon një sezon të shkëlqyer në Spanjë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 23:29
Muriqi po kalon një sezon të shkëlqyer në Spanjë

Vedat Muriqi po kalon një sezon të shkëlqyer në Spanjë me Majorkën. Falë tij skuadra spanjolle tashmë gjendet në mesin e tabelës së renditjes në La Liga.

Me 8 golat e shënuar, vetëm 5 më pak se kryesuesi i listës së golashënuesve, Levandovski, sulmuesi shqiptar ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane. Pas Sevijës dhe Fullhamit, tashmë është Aston Villa ajo që shton prizrenasin në listën e dëshirave.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle dhe ato angleze Unai Emeri, ish-trajneri i Arsenalit, pëlqen profilin e “piratit” dhe kërkon ta ketë në urdhërat e tij.

Aston Vila mësohet se ofron deri në 17 milionë sterlina për të marrë shërbimet Muriqit. Megjithatë lojtari ndihet i lumtur në Majorkë dhe vetë CEO i tyre e ka bërë të qartë se sulmuesi shqiptar do të qendrojë me ta për një kohë të gjatë.

Majorka nuk dëshiron ta shesë për më pak se 38 milionë euro, aq sa ka edhe klauzolën dhe janë të bindur që mund ta mbajnë kosovarin deri në fund të sezonit e më pas ta shesin për të mbushur arkat.

Gjithsesi duket e vështirë që Muriqi të largohet kaq shpejt nga Majorka, ku po luan rregullisht dhe është kthyer në një lojtar kyç për ekipin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat