Dy futbollistë shqetësojnë Tiranën

Futboll

Dy futbollistë shqetësojnë Tiranën

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 15:26
Dy futbollistë shqetësojnë Tiranën

Dy janë problemet e Tiranës në këtë moment që flasim për sa i përket dëmtimeve.

Bëhet fjalë për dyshen Kristijan Toshevski dhe Realf Zhivanaj.

I pari ka probleme me kaviljen dhe sot do të shihet nëse mbrojtësi i djathtë do t’ia dalë. I dyti është dëmtuar në gisht, pasi u shkel në miqësoren brenda grupit.

Në mungesë të maqedonasit, luan titullar Huseini në sfidën me Vllazninë, ndërsa Zhivanaj është një alternativë më shumë si në mbrojtje dhe mesfushë.

Tirana kërkon këtë sezon të fitojë tre trofetë, Superkupën e Shqipërisë, Kupën e Shqipërisë dhe kampionatin.

Për Orges Shehin dhe bardheblutë do të ishte arritje e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat