Jevtiq: Kam luajtur së bashku me Xhakën dhe Shaqirin por... 

Futboll

Jevtiq: Kam luajtur së bashku me Xhakën dhe Shaqirin por... 

Nga: K. Goca Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 17:04
Jevtiq: Kam luajtur së bashku me Xhakën dhe Shaqirin por... 

Zvicra përballet me Serbinë në takimin e xhiros së tretë të Grupit G të Kampionatit Botëror në futboll.

Serbi Darko Jevtiq, i lindur në Zvicër, me nënshtetësi zvicerane, ka folur për sfidën e sotme dhe si u rrit me Xhakën dhe Shaqirin.

“Kam luajtur me Xhakën dhe Shaqirin nga kategoritë më të reja në Basel. Unë kam pasur një marrëdhënie normale me të dytë.

Tani se çfarë po bëhet përmes mediave dhe çfarë po provokojnë, vërtet nuk e kuptoj. Nuk arrij ta kuptoj.

Unë dhe Granit Xhaka kemi shkuar në shkollë së bashku dhe u stërvitëm bashkë.

Nuk kam dëgjuar nga ai, nuk më kujtohet...- kishte thënë Jevtiq para një kohe për “Kurir”.

“Luajtëm së bashku, rrinim, stërviteshim çdo ditë.

Meqë ra fjala, folnim në gjermanisht. Graniti nuk di serbisht.

Asnjëherë nuk kemi pasur probleme dhe as nuk jemi provokuar në baza politike. Jemi rritur përmes klubit, kemi qenë sportistë”, kështu ka thënë Jevtiq që sot luan për Rubinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat