Stojkoviq shokohet dhe i bien djersë të ftohta në pankinë

Futboll

Stojkoviq shokohet dhe i bien djersë të ftohta në pankinë

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 22:10
Stojkoviq 

Serbia mposhtet me 3:2 nga Zvicra dhe paketon valixhet për në Beograd.

Pjesa e parë e ndeshjes Serbi-Zvicër u mbyll me rezultatin 2:2. Serbët përmbysën përkohësisht sfidën, por përpara fundit të pjesës parë Embolo dërgoi topin në rrjetë.

Një gol ky që shuajti tërësisht entuziasmin e ballkanasve.

Zhgënjimi shihej qartë në fytyrën e trajnerit të Serbisë, të cilit i ranë djersë të ftohta pas barazimit të helvetëve.

Momenti kur Dragan Stojkoviq gjendej i shokuar në pankinë, duke mos i besuar aspak asaj çfarë ndodhi është bërë virale në rrjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat