Kjo është fotoja kur Dragan Stojkoviq doli kundër NATO-s, kështu shkruante...

Futboll

Kjo është fotoja kur Dragan Stojkoviq doli kundër NATO-s, kështu shkruante...

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 dhjetor 2022 Në ora: 17:21
Dragan Stojkoviq

Dragan Stojkoviq doli në krahun e makinerisë së kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq dhe kundër NATO-s, në pranverën e vitit 1999!

Piksi në atëkohë luante në Nagoja të Japonisë dhe pa pikë marre doli në anën e agresorit serb, që bënte gjenocid në popullin shqiptar të Kosovës.

NATO e bombardoi Serbinë për të ndalur gjenocidin kundër shqiptarëve të Kosovës dhe e dëboi pushtuesin nga shteti ynë.

Image

Dragan Stojkoviq kundër NATO-s në vitin 1999

Stojkoviq tani selektor i Serbisë, mbrëmë fyer me nënë shqiptarët.

“Unë hoqa fanellën time dhe poshtë në bluzë shkruante "NATO, stop goditjet" në anglisht.

Është sikur e kam nxjerrë gjithë zemërimin nga vetja.

Më kërkuan pas ndeshjes një koment, nuk desha të hyj në detaje, thjesht thashë se ishte një gjest që tregonte qartë se çfarë mendoj për bombardimin e vendit tim”, kështu ka thënë Dragan Stojkoviq në vitin 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat