Ajet Shosholli habit, e tha një javë më herët për sfidën Zvicër - Serbi 

Futboll

Ajet Shosholli habit, e tha një javë më herët për sfidën Zvicër - Serbi 

Nga: K. G. Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 17:38
Ajet Shosholli

Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, ish kryetrajneri i gjeneratës së artë të Prishtinës në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, selektori i parë i kombëtares së Kosovës në vitin 1991, një javë më herët ka deklaruar në televizioni “RTV 21”, se ndeshja Zvicër – Kosovë, do të vuloset nga shqiptarët e Kosovës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. 

Shosholli tha se si ndodhi në Kaliningrad të Rusisë në vitin 2018, ashtu do të ngjan edhe në Doha të Katari, që Shaqiri dhe Xhaka do të dërgojnë Serbinë në shtëpi, ashtu edhe ndodhi.

Shaqiri ka shënuar, Xhaka motor i lojës dhe Serbinë e dërguan në shtëpi. 

Shosholli është treguar i përpiktë në analizën e tij, duke paralajmëruar një javë më parë dhe kjo u bë realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat