Argjentina kualifikohet në çerekfinale, ndeshet me Holandën

Futboll

Argjentina kualifikohet në çerekfinale, ndeshet me Holandën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 3 dhjetor 2022 Në ora: 19:08 Përditësuar në ora: 21:52 më 03.12.2022
Messi

Argjentina kualifikohet, Australia eliminohet

Argjentina ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Australisë, në ndeshjen e të tetës së finales së Kampionatit Botëror, që po mbahet në Katari.

Argjentina kualifikohet, ndërsa Australia eliminohet.

Në çerekfinale ndeshen Argjentina - Holanda, ndeshje që luhet me 9 dhjetor (20.00).

Në minutën  e 35-të, Lionel Messi, me mjeshtrin e tij nga rreth 14 metra ka shënuar në këndin e djathtë, 1:0.

Argjentina shton epërsinë. Julian Alvarez ia rrëmben topin portierit Ryan dhe e fërfëllon në rrjetë 2:0 pikërisht në minutën e 57-të. Një gabim trashanik i portierit që i kushtoi shtrenjtë australianëve. 
Fernandez ka shënuar autogol dhe ka ngushtuar humbjen në minutën e 77-të.

Argjentina me mund të madh arriti në çerekfinale.

Argjentina - Australia 2:1
Shënues: Messi (35'), Alvarez (57') - Fernandez (77' - autogol).
Kartona të verdhë: Irvine, Degenek.
Argjentina: E.Martinez; Molina (Montiel 80'), Romero, Otamendi, Acuna (Tagliafico 71'); De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister (Palacios  80'); Messi, Julian Alvarez (Martinez La. 71'), Papu Gomez (Martinez 50'). 
Australia: Ryan; Degenek (Karacic 72'), Rowles, Souttar, Behich; Mooy, Irvine, McGree (Goodwin 58'); Baccus (Hrustic 58'), Duke (Maclaren 72'), Leckie (Kuol 72').

Argjentina triumfon

( plotësuar) - 90' Argjentina fiton.

88' Argjentina afër kualifikimit.

81' Argjentina me fat.

77' Argjentina në presion, Fernandez ka shënuar autogol për 2:1.

Argjentina - Australia 2:1

Shënues: Messi (35'), Alvarez (57') - Fernandez (77' - autogol).

Kartona të verdhë: Irvine, Degenek.

Argjentina: E.Martinez; Molina (Montiel 80'), Romero, Otamendi, Acuna (Tagliafico 71'); De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister (Palacios  80'); Messi, Julian Alvarez (Martinez La. 71'), Papu Gomez (Martinez 50'). 

Australia: Ryan; Degenek (Karacic 72'), Rowles, Souttar, Behich; Mooy, Irvine, McGree (Goodwin 58'); Baccus (Hrustic 58'), Duke (Maclaren 72'), Leckie (Kuol 72').

69' Messi me shokë menaxhojnë lojën.

66' Ka ende shumë lojë deri në fund.

63' Argjentina drejt çerekfinales.

57' Argjentina shton epërsinë. Julian Alvarez ia rrë,ben topin portierit Ryan dhe 2:054' Australai po orvatet me forcat e saja.

51' Lojë e mirë.

46' Pritet një Argjentinë më e mirë në pjesën e dytë.

45' Australia po has në vështirësi.

43' Australia e paforcë deri me tash.

38' Lojë e mirë e argjentinasve.35' Lionel Messi, e kush tjetër, shënon për epërsinë e Argjentinës. Ai me goditje nga 14-15 metra ka shënuar në këndin e djahthtë të poshtëm.

31' Argjentina po tregon lojë më të mirë.

27' Nuk është ajo Argjentinë si në sfidën me Poloninë.

22' Argjentina po ka probleme.

15' Nuk ka gola ende.

Formacionet Argjentinë - Australi

Argjentina rikthehet pas 15 vitesh të luajë një ndeshje përballë Australisë.

Dy kombëtaret do të ndeshen me tyre sonte në “Ahmad bin Ali Stadium” (20:00) për një biletë në çerekfinalet e Botërorit të Katarit, aty ku i pret Holanda e Van Gaal.

Trajnerët Lionel Scaloni dhe Graham Arnold kanë përzgjedhur titullarët e sfidës së sotme.

Kombëtarja albiceleste zbret në fushë me rreshtimin “4-1-2-3”, ndërsa australianët përgjigjen me skemën “4-4-2”.

Papu Gomez rikthehet si titullar në formacionin e Argjentinës. 34-vjeçari i Sevillas në La Liga, e nisi nga minuta e parë duelin e parë në grup ndaj Arabisë Saudite, ndërsa sot do të formojë treshen ofensive të Argjentinës bashkë me Leo Messin dhe Julian Alvarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat