Ylli i amerikanojugorëve rrezikon 15 ndeshje shkualifikim

Futboll

Ylli i amerikanojugorëve rrezikon 15 ndeshje shkualifikim

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 19:26
Ylli i amerikanojugorëve rrezikon 15 ndeshje shkualifikim

Ylli i Uruguait, Jose Gimenez, mund të dënohet për pesëmbëdhjetë ndeshje pasi goditi një zyrtar të FIFA-s, pasi skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Botës.

Fitorja 2-1 e Koresë së Jugut ndaj Portugalisë e dërgoi skuadrën amerikano-jugore në shtëpi, pavarësisht se ata mundën 2-0 Ganën në një ndeshje të mbushur me polemika.

Uruguai mendoi se duhej të kishte një penallti në fundin e ndeshjes pasi Edinson Cavani u rrëzua në zonë dhe pas fërshëllimës së fundit gjakrat u nxehën akoma më shumë.

Gimenez humbi plotësisht gjakftohtësinë e tij teksa u përpoq të përballej me arbitrin ndërsa ai po dilte jashtë fushës. Ylli i Atletico Madrid duhej të mbahej nga shokët e skuadrës teksa bërtiste dhe ndiqte arbitrin Daniel Siebert.

Mes kaosit, Gimenez goditi me bërryl në pjesën e pasme të kokës një përfaqësues të FIFA-s. 27-vjeçari nuk u ndal me kaq teksa vazhdoi të nxehej, më pas u pa duke bërtitur drejt një kamera televizive në përleshje: “Ata [arbitrat] janë të gjithë një bandë hajdutësh këta bij  k***ash. Po, më regjistro. Bir i një k***e”.

Mundo Deportivo pretendon se nëse këto incidente raportohen nga drejtori i garave të FIFA-s, atëherë ai mund të përballet me një pezullim prej 15 ndeshjesh ose një kohë “të përshtatshme” larg futbollit.

Nuk është e qartë nëse skualifikimi do të shërbehet vetëm për ndeshjet ndërkombëtare apo do të bartet edhe në futbollin e klubeve. Shokut të skuadrës të Gimenez, Luis Suarez, iu transferua dënimi për kafshim në ndeshjet me klubin në vitin 2014.

Gimenez nuk është i vetmi uruguaian që mund të jetë në telashe me autoritetet pasi Cavani goditi monitorin e VAR-it teksa po dilte jashtë fushës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat