Lojtarët e Australisë krijuan radhë për të bërë foto me Messin

Futboll

Lojtarët e Australisë krijuan radhë për të bërë foto me Messin

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 11:49
Lojtarët e Australisë krijuan radhë për të bërë foto me Messin

Tre lojtarë të Përfaqësueses së Australisë kishin zënë vendet e tyre në tunelin e stadiumit “Ahmad bin Ali”, duke pritur pas ndeshjes, yllin argjentinas Lionel Messi, për të bërë një fotografi me të.

Argjentina fitoi mes vështirësive takimin e së shtunës mbrëma ndaj Australisë me rezultat 2-1 dhe siguroi kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Messi shënoi një gol të bukur për 1-0, Julian Alvarez në pjesën e dytë dërgoi epërsinë në 2-0, ndërsa Enzo Fernandez me një autgol vulosi rezultatin përfundimtar.

Ylli i mbrëmjes padyshim ishte kapiteni Messi, i cili pati një paraqitje mbresëlënëse me një gol, shumë pasime kyçe, driblime dhe shumëçka tjetër.

Se paraqitja e tij ishte e një niveli tjetër dhe madhështia e tij është për t’u admiruar këtë e treguan edhe lojtarët e Australisë.

Tre nga futbollistët e Socceross ishin vendosur në tunelin e stadiumit pas ndeshjes dhe prisnin Messin për të dalë nga zhveshtorja dhe për të bërë një fotografi me të.

Mbrojtësi Joel King dhe sulmuesi Marco Tilio ishin dy të parët që kërkuan një fotografi me Messin dhe ai ua ktheu me sportivitet duke ua plotësuar dëshirën.

Në fund edhe mesfushori Keanu Baccus, i cili luajti për 57 minuta në ndeshjen ndaj Argjentinës, kërkoi një fotografi me ‘idhullin e tij’.

Në fund, futbollistët australian u panë duke shikuar fotografitë me Messin dhe padyshim se dukeshin të lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat