A do të dënohet Granit Xhaka? Prestigjiozja zvicerane zbulon vendimin e FIFA-s

Futboll

A do të dënohet Granit Xhaka? Prestigjiozja zvicerane zbulon vendimin e FIFA-s

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 15:21
Granit Xhaka

Ndeshja Serbi - Zvicër gjithmonë ka qenë një bum mediatik. Kjo sfidë ofron një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione, por edhe përplasje gjithashtu.

Mediat serbe në fakt kanë raportuar këto ditë se përplasja e Xhakës me lojtarët e kombit të tyre, veprimet e tij dhe fanella me nënshkrimin “Jashari”, kanë qenë të gjitha provokime nga ana e lojtarit me origjinë nga Kosova dhe kështu ata kanë kërkuar të ndëshkohet për këtë gjë.

Por, sipas prestigjiozes zvicerane “Blick”, FIFA ka bërë “avokatin” e djallit dhe kështu do të jetë Federata e Futbollit të Serbisë e cila do të ndëshkohet.

Siç njoftoi FIFA të hënën pasdite, do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit.

Kjo pasi mund të ketë pasur “shkelje të mundshme” të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat