Mediat serbe ia huqin me të madhe për Zanën në rastin Xhaka

Futboll

Mediat serbe ia huqin me të madhe për Zanën në rastin Xhaka

Nga: K. Goca Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 17:12
Ilustrim

Disa media serbe, ja huqin më të madhe, nuk e kanë edhe sefte sepse ato raportojnë ashtu si dojnë vet.

“Veçernje Novosti’, “Kurir” e disa tjera, ia huqin me të madhe, analisten Zana Avdiun e bëjnë gazetare.

“Gazetarja Zana Avdiju theksoi se provokimet e Xhakës drejtuar serbëve janë ‘të turpshme dhe skandaloze’, dhe tani ajo ka frikë për jetën e saj, pas kërcënimeve të shumta që merr. 

Image

Huqja e mediave serbe

Sipas avokatit të saj Arijanit Koci, gazetarja e lartpërmendur ditët e fundit ka marrë mesazhe të shumta nëpër rrjetet sociale, ku shumë prej tyre bëjnë thirrje për vrasjen e saj. Zana Avdiu tani me të drejtë frikësohet për sigurinë e saj”, shkarravit “Novosti”, duke ia huqur profesionit të Zanës.

Granit Xhaka është lojtar dhe trim i madh, së bashku me Xherdan Shaqirin, dy herë e dërguan në shtëpi Serbinë, në vitin 2018 dhe 2022. 

Serbia qysh moti iu ka shpall luftë këtyre dy trimave të Kosovës, por sa herë ballafaqohen me ta pësojnë nokaut, si iu ndodhi të premten, Zvicër – Serbi 3:2, serinë e golave e hapi Xherdan Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat