Çfarë mund të blejë Ronaldo me rrogën te klubi i ri?

Futboll

Çfarë mund të blejë Ronaldo me rrogën te klubi i ri?

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 17:44
Çfarë mund të blejë Kristiano Ronaldo me rrogën te klubi i ri?

Çfarë do të blinit me 16 milionë euro në muaj? Po me 23 mijë euro në orë? Ndoshta nuk është as e lehtë t’i kuantifikosh shifra të tilla. Ndoshta, por nëse fjala është për Kristiano Ronaldon, këto shuma pritet të bëhen realitet në Arabinë Saudite. Al-Nassr është gati të bëjë çmenduri për ta marrë kampionin portugez në radhët e veta, aq sa ka formuluar një ofertë të bujshme, plot 200 milionë euro në sezon, në total.

Plot 385 euro për një minutë!

Llogaritjet janë të thjeshta: CR7 do të merrte mbi 16.6 milionë euro në muaj, ose 555 mijë euro në ditë, 23 mijë euro në orë, 385 euro në minutë.

Mund të blejë dy avionë ‘Embraer Phenom 300’

Nga avionët ekskluzivë privatë te supermakinat që iu përkisnin yjeve të mëdhenj të filmit, ja çfarë do të ishte e mundur të blihej me një rrogë kaq luksoze sa e tija. Çdo gjë është e mundur nëse quheni Kristiano Ronaldo, madje edhe duke blerë dy avionë identikë privatë. Me një listë çmimi prej rreth 9 milionë euro, portugezi do të mund të blinte pothuajse dy ‘Embraer Phenom 300’ në muaj.

Është një avion i lehtë reaktiv, i pajisur me çdo pajisje luksoze. Ka një banjë private, sisteme të kontrollit të klimës, ndriçim të kabinës LED dhe krenohet me një bollëk të hapësirës së bagazheve në 76 metra kub. Brendësia elegante, si vetë kabina, është projektuar nga ‘BMË Designëorks USA’, ndërsa personalizimet e brendshme janë gjithashtu të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat