Trajneri i Zvicrës zbulon planin për ta ndalur Ronaldon

Futboll

Trajneri i Zvicrës zbulon planin për ta ndalur Ronaldon

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 18:21
Yakin

Pasi e eliminuan Serbinë, Zvicra tani ka një tjetër objektiv të madh, ta eliminojë edhe Portugalinë dhe të kalojë në çerekfinale të Kupës së Botës.

Ndryshe nga loja kundër Serbisë, kur Yakin dukej i tensionuar, një ditë para ndeshjes që zhvillohet në stadiumin “Lusail”, Yakin u shfaq i qetë në konferencë për media.

"Unë e di se si do të performojmë. Ne jemi mjaft të fortë për ta tunduar kundërshtarin. Dhe ne do të përpiqemi të luajmë lojën tonë.", tha fillimisht ai.

Cristiano Ronaldo padyshim se është pika më e fortë e portugezëve dhe Yakin e pranon se atij nuk duhet t’i lejohet shumë hapësirë, por ka thënë se nuk do të angazhojë një lojtarë special vetëm për ta ruajtur atë.

“Ne e dimë se Ronaldo mund të vendosë një lojë, ne nuk mund t'i japim hapësirë. Por nuk do të ketë lojtar të angazhuar vetëm për ta izoluar atë", tha Yakkin, përcjellë KosovaPress.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Portugalisë do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat