Ismajlii jep fitoren skuadrës në testin austriak

Futboll

Ismajlii jep fitoren skuadrës në testin austriak

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 19:25
Ismajlii

Ardian Ismajli vazhdon të jetë një nga futbollistët më në formë të skuadrës së Empolit, e jo vetëm në fazën mbrojtëse.

Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, i kthyer në një pikë fikse në rreshtimin e ekipit të Serisë A, po shfaqet gjithnjë e më shumë edhe si një forcë shtesë në fazën ofensive të ekipit, duke rezultuar efikas në zonën kundërshtare në goditjet standarte.

Ai ka treguar se di të tundë rrjetën kundërshtare edhe në miqësoren e sotme që Empoli ka luajtur kundër Shturm Grac, si pjesë e përgatitjeve për vijimin e sezonit që fillon pas ndërprerjes për shkak të Kupës së Botës.

Ismajli, i cili ishte në stolin e rezervave te Empoli duke u aktivizuar në pjesën e dytë, shënoi me kokë në minutën e 87 të duelit, duke realizuar golin e 2-1 që i dha fitoren ekipit të tij në një test që shërbente më shumë për të parë gjendjen e futbollistëve pas pushimeve që kanë pasur në këtë periudhë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat