Moriyasu: Fituam ndaj Gjermanisë dhe Spanjës, por...

Futboll

Moriyasu: Fituam ndaj Gjermanisë dhe Spanjës, por...

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 21:06
Moriyasu

Japonia u eliminua në raundin e 1/16-ave përballë Kroacisë, me nënkampionët e botës të cilët triumfuan falë penalltive.

Trajneri i Japonisë, Hajime Moriyasu u tregua i sinqertë, ndërsa theksoi se ka shumë arsye për të qenë i lumtur për skuadrën e tij, sepse ka bërë një performancë shumë të mirë.

“Ne nuk arritëm në çerekfinale, por në këtë ndeshje lojtarët treguan se besonin. Në fund ndoshta vendosi edhe fati, që sonte nuk ishte me ne. Jam i mërzitur, por kam shumë arsye për të qenë maksimalisht i lumtur.

Ne mundëm Gjermaninë dhe Spanjën dhe fituam besim dhe eksperiencë. E ardhmja duket e ndritshme, kjo ka rëndësi tani.” – tha Moriyasu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat