Trajneri i Marokut: Le të luajmë një finale të katërt

Futboll

Trajneri i Marokut: Le të luajmë një finale të katërt

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 21:48
Trajneri i Marokut: Le të luajmë një finale të katërt

Në prag të ndeshjes kundër Spanjës, trajneri i Marokut, Walid Regragui, tha në konferencë për mediet se Spanja është favorite kryesore për ta fituar Botërorin Katar 2022.

Regragui theksoi se sfida e së martës do të jetë shumë e vështirë për ekipin e tij.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, do ta gjejmë veten kundër një prej skuadrave më të mira në botë nga pikëpamja e futbollit dhe një nga favoritët për fitoren finale.

Nëse arrijmë të eliminojmë Spanjën, do të jetë një surprizë e bukur për ne dhe për vendin. Mesazhi im për grupin ishte i qartë që në fillim. Le të luajmë një finale të katërt.”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat