Si e braktisi ish-ylli i Senegalit Miss-in për t’u martuar në fshehtësi?

Futboll

Si e braktisi ish-ylli i Senegalit Miss-in për t’u martuar në fshehtësi?

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 23:50
Si e braktisi ish-ylli i Senegalit Miss-in për t’u martuar në fshehtësi?

Një mashtrim ekip i ish-yllit të Senegalit Papis Sise, ka dalë së fundmi në skenë, teksa është duke bërë xhiron e mediave rozë. Sulmuesi i tha një ish të dashurës se ai po shkonte me pushime gjatë kohës që ishte pjesë e Njukastëllit në Angli, më pas shkoi në Paris dhe u martua me dikë tjetër në fshehtësi.

Modelja  Rashel Graham mbeti e shtangur pasi pa fotot e sulmuesit në dasmën e tij me volejbollisten Diallo Auo në Paris, pasi ai i tha asaj se po shkonte jashtë vendit për pushime.

Sise e kishte mashtruar Miss-in, duke i thënë se nuk kishte të dashur tjetër në atë kohë.

Në lidhje me këtë ngjarje në kufijtë e absurdes, Rashel Graham u shpreh: “U ndjeva e  lënduar dhe e neveritur kur mësova se Papis është martuar pa e ditur unë pasi kemi kaluar kaq shumë kohë së bashku.

Por kjo është jeta e tij dhe nëse kjo është ajo që ai ka zgjedhur të bëjë, nuk mund të bëj asgjë për këtë. Thjesht do të doja që ai të kishte mirësjelljen të më thoshte fillimisht”, deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat