Gundogan pritet ta rinovojë kontratën me City

Futboll

Gundogan pritet ta rinovojë kontratën me City

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 11:16
Gundogan pritet ta rinovojë kontratën me City

Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan, vazhdon të jetë njëri prej mesfushorëve më të angazhuar në skuadër nga Pep Guardiola.

Sipas asaj që ka shkruar gazeta spanjolle Mundo Deportivo, Ilkay Gundogan ka vendosur që ta rinovojë kontratën e tij me Manchester City.

Mesfushori magjik gjerman është lidhur me një kalim në Spanjë, me Barcelonën që është konsideruar favorit për të nënshkruar më të.

Por, 32 vjeçari është treguar lojtar me ndikimin në 11-ën e Pep Guardiolës dhe menaxheri spanjoll dëshiron ta mbajë atë në Manchester edhe për disa sezone tjera..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat