Vllaznia - Tirana”, Josa përpara Superkupës

Futboll

Vllaznia - Tirana”, Josa përpara Superkupës

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 11:59
Josa

Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Tiranës, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë, në orën 19:00, në stadiumin “AIR Albania”, në konferencë për shtyp është shfaqur trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, i cili ka analizuar këtë duel për shkodranët:

Superkupa ndaj Tiranës – “Është një finale dhe është interesante sepse bëhet në këtë periudhë sepse jemi mësuar që Superkupa të zhvillohej përpara startit të sezonit.

Të dyja ekipet duan ta fitojnë trofeun, si nga ana e lojtarëve, stafit, të dy emrat e ekipeve, Vllaznia edhe Tirana. Do të jetë një ndeshje që do t’i shërbejë vazhdimësisë, si për ne ashtu edhe për Tiranën. Çdo skuadër e do një trofe më tepër për veten e saj.”

Finalja – “Vllaznia gjithmonë kur ka luajtur ndeshjet finale është përgatitur për t’i fituar ato. Do të bëjmë maksimumin si skuadër po ashtu edhe si individ për ta marrë këtë trofe. Nuk e di çfarë gjendje është Tirana, ndeshjen e fundit e kemi zhvilluar me ta në kryeqytet.

Tirana është Tiranë dhe nuk futet në fushë për të humbur, por për të fituar. Edhe Vllaznia gjithashtu, gjithë opinioni sportiv shkodran do që të marrë një trofe më tepër.

Ne do ta shohim ndeshjen me qetësi, jo një qetësi që të na vërë në gjumë për zhvillimin e një sfide. Duhet të rrisim çdo komponent, e cila përbën një skuadër futbolli", tha Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat