Ish-trajneri i kombëtares angleze emërohet drejtor sportiv

Futboll

Ish-trajneri i kombëtares angleze emërohet drejtor sportiv

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 16:07
Ish-trajneri i kombëtares angleze emërohet drejtor sportiv

Sven-Goran Eriksson, ish-trajneri i kombëtares angleze të futbollit dhe i mjaft skuadrave të njohura në Europë (Roma, Fiorentina, Sampdoria, Lazio, Manchester City etj)., nga dita e sotme do të kryejë rolin e drejtorit sportiv në një ekip të kategorisë së tretë suedeze.

Lajmin e konfirmoi klubi suedez i Karlstad, që militon në qytetin me të njëjtin emër. Një qytet me 61 mijë banorë, rreth 300km larg Stokholmit dhe 100km larg kufirit me Norvegjinë.

Ekipi i Karlstad aktualisht renditet në vendin e pestë në kampionatin Ettan Norra, i barazvlefshëm me kategorinë e tretë. Eriksson, 74 vjeç, prej tri vitesh ka qenë larg futbollit, që kur u largua nga detyra e trajnerit të kombëtares së Filipineve.

Duket se trajneri i njohur ka pranuar ofertën, duke qenë se qyteti i Karlstad është vetëm 1 orë me makinë larg vendlindjes së tij, Sunne. Një mënyrë për të qenë i impenjuar edhe pse në pension.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat