Portieri i Spanjës ia vë fajin sulmuesve

Futboll

Portieri i Spanjës ia vë fajin sulmuesve

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 19:39
Portieri i Spanjës ia vë fajin sulmuesve

Unai Simon ia doli të ndalte një penallti të futbollistëve të Marokut, por kjo nuk i mjaftoi sot Spanjës që të kalonte në çerekfinalen e Botërorit.

Gardiani i iberikëve, pas eliminimit me penallti përballë afrikano-veriorëve, qau rastet e humbura në sulm të futbollistëve që nuk ia dolën të çonin topin në rrjetë për të zgjidhur këtë ndeshje para gjuajtjeve nga pika e bardhë.

“Mendoj që në 120 minuta të ndeshjes, kemi qenë superiorë ndaj rivalit, por vlen pak ajo që them unë meqë nuk ia dolëm para portës. Në gjuajtjen e penalltive, ata kanë qenë superiore dhe kjo i bëri që të shkojnë në çerekfinale.

Po e shohim që ka surpriza gjatë të gjithë këtij Botërori. Nuk ishim të aftë t’i kalonim dhe nuk e prisnim që të eliminoheshim përballë Marokut. Por ky është realiteti dhe tani na takon ne të kthehemi në shtëpi”, pranoi portieri i përfaqësueses së Spanjës pas eliminimit të papritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat