Amiti, talenti që po shkëlqen në akademinë e futbollit Renova

Futboll

Amiti, talenti që po shkëlqen në akademinë e futbollit Renova

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 22:39
Amiti, talenti që po shkëlqen në akademinë e futbollit Renova

Muhamed Hamiti është vetëm 16 vjeç dhe luan si mbrojtës në Akademinë e klubit tw futbollit Renova, më saktwsisht për ekioin U -16. Ky talent me paraqitjet e tij spektakulare ka fituar besimin e plotë të strategut Ismail Sulejmani (Smajo), trajnerit që e fton gjithmonë edhe me kategoritë më të larta siç janë U17 dhe U18 te Renova.

Muhamedi ka një të ardhme të madhe në sportin më të popullarizuar dhe talentin e tij si po e shfaq në secilën ndeshje.

Është i gjatë 182 cm dhe peshon 62 kg, njëjtë sikurse profesionistët e futbollit elitar.

Hamiti shpreson se një ditë do të arrijë majat e futbollit. Ai nuk ka vetëm talentin për futbollin por me punë, përkushtim, disiplinë vullnet dhe motiv po bën rrugëtimin për të arritur qëllimin në futboll.

Nga përmbledhja e një video e plotë nga ndeshjet e zhvilluara me Renovën mund të vërtetohet se për çfarë lojtari flitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat